Kombet indigjene në SHBA kërkojnë bllokimin e projektit miliarder të portit në Kanada (fotot)

20/05/2023 18:12

Përfaqësues të kombit indigjen amerikan ‘Lummi Nation’ në shtetin e Uashington thotë se ka të drejta ndërkufitare për tokat e saj, per të cilat shteti Kanadasë as nuk i ka konsultuar dhe as plotesuar.

Grupet e popujve indigjenë po përpiqen të bllokojnë një projekt të kontestuar miliarda dollarë për zgjerimin e një porti në Kanada.

Përpjekjet për ndalimin e ndërtimit të terminalit të konteinerëve në portin e Vancouver, është përdorimi i parë i një vendimi të fituar në gjykatën e lartë në Kanada, sipas të cilit disa popuj aborigjenë që jetojnë në territorin e SHBA, kanë të drejta toke dhe në jug te Kanadasë.

Prandaj dje kombi ‘Lummi Nation’ ngriti ankesën në gjykatën federale të Kanadasë kundër zgjerimit të terminalit Roberts Bank me argumentin se Kanadaja duhet të “konsultohet e të përfshijë” pasojat e mundshme negative për kombet indigjene që projekti mund të jetë.

Qeveria federale kanadeze vendosi muajin që shkoi të zgjeronte terminalin e konteinerëve që dyfishon masën aktuale të portit, megjithë ankesat mjedisore se kjo shkatërron botën detare  rrethuese.

Porti ndodhet në një habitat kryesor të ujërave të orkave vrasëse, të salmonit chinook e dhjetra specieve të tjera të rrezikuara.

Sipas ligjit kanadez autoritetet “kanë për detyrë të konsultohen” me komunitetet indigjene për pasojat e projekteve të tyre. Autoritetet e portit  Fraser në Vancouver thanë se janë konsultuar me 46 grupe indigjene dhe kanë arritur marrëveshje me 26 prej tyre.

Por kombi Lummi në shtetin fqinjë të Washington thotë se nuk është marrë në konsultime, sipas britanikes The Guardian.

Kombi Lummi, ose ndryshe Lhaq’temish (populli i detit)  pretendojnë se janë banorët origjinalë të brigjeve veriore të Uashington dhe atyre jugore të rajonit kanadez British Columbia”.

Fiset Lummi kanë një histori të dokumentuar në rajon dhe besojnë se pretendimet e tyre janë të forta.

FOTO GALERI
1/2
Kombi Lummi, ose ndryshe Lhaq’temish (populli i detit) pretendojnë se janë banorët origjinalë të brigjeve veriore të Uashington dhe atyre jugore të rajonit kanadez British Columbia”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA