Gjykata e Korçës është caktuar si kompetente për marrjen në shqyrtim të çështjes së “të fortit të Çoles”, Myrteza Çaushit.

Vendimi është marrë ditën e sotme, ku në njoftim thuhet se u zgjidh mosmarrëveshja e kompetencës lëndore ndërmjet Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat për shqyrtimin e çështjes me objekt ‘’Ulje dënimi’’, duke përcaktuar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, si gjykata kompetente për shqyrtimin e çështjes.”

Myrteza Çaushi është i dënuar me burgim të përjetshëm. Ai ishte kreu i një prej bandave në qytetin e Vlorës, gjatë trazirave të vitit 1997.

Në këtë vit, i lartpërmenduri gjendej i burgosur në shtëpinë e rehabilitimit me sigurim të cilësisë së lartë, ku arriti të arratisej gjatë një revolte që kishte shpërthyer në burg.

Çaushi ishte i dënuar nga drejtësia e Greqisë me 101 vjet burg për vrasje, por duket se arratisja nga burgjet greke nuk e shpëtoi, pasi sot vuan dënimin me burgim të përjetshëm, në burgun e Burrelit, ku ai dhe banda e tij akuzohen për krime monstruoze.

Ai ka kërkuar disa herë lirimin me kusht si dhe për ndryshimin e llojit të sigurisë. Çaushi vuan dënimin në siguri të lartë në IEVP, Drenovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA