Pas ekzekutimit të tre të burgosurve në Teheran dhe Isfahan për shkak të kryengritjeve që bënë, zemërimi publik ka nxitur protesta masive.
Familjarët e të burgosurve të dënuar me vdekje protestojnë ende jashtë burgut Qezelhessar në Karaj dhe i kanë bërë thirrje popullit iranian që t’i bashkohet tubimit të tyre në përpjekje për të shpëtuar jetën e të dashurve të tyre.
Protestat shpërthyen të premten në mëngjes pas ekzekutimit, por vazhduan në qytete të ndryshme gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
Kryengritja mbarëkombëtare e Iranit ka shënuar ditën e saj të 247, ndërsa regjimi po përshpejton rritjen e numrit të ekzekutimeve në të gjithë vendin.
Regjimi i mullahëve ka dërguar të paktën 116 të burgosur ne ekzekutim me vdekje, që nga 21 prilli, duke numëruar një ekzekutim çdo gjashtë orë gjatë kësaj periudhe.
Populli iranian po vazhdon protestat kundër regjimit dhe kryengritjen mbarëkombëtare kundër regjimit të mullahëve.
Njerëzit në të gjithë Iranin vazhdojnë të mbajnë në mënyrë specifike udhëheqësin suprem të mullahëve Ali Khamenei përgjegjës për mjerimet e tyre, ndërsa dënojnë gjithashtu shtypësit e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike dhe njësitë paraushtarake Basij, së bashku me njësitë e tjera të sigurisë që janë në terren duke shtypur demonstruesit paqësorë.
Protestat në Iran deri më sot janë zgjeruar në të paktën 282 qytete. Mbi 750 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 30 mijë janë arrestuar nga forcat e regjimit.
Top Channel