26/11 13:51
Dronë dhe helikopterë të ushtrisë u dërguan sonte në zonën e zhdukjes së një avioni në rajonin malor veriperëndimor të Kroacisë.
Ende nuk ka raportime për gjetje teksa zona besohet se është e minuar që prej periudhës së luftërave të viteve 1990 në rajon.
Agjencia vendase e lajmeve HINA tha se vijonin kërkimet për avionin e tipit “Cirrus 20” i cili ishte zhdukur papritur nga radarët gjatë një fluturimi të brendshëm nga qyteti Maribor drejt rezortit brengdetar të Adriatikut, Pula.
Autoritetet shtonin se skuadra prej mëse 100 vetësh ishin dërguar në vendngjarje por ende nuk kishte të dhëna për gjetje të të zhdukurve.
Zyrtarët thanë se do të përditësojnë informacionet e tyre teksa kërkimet vijojnë.
Top Channel