Biden: Kemi filluar projekte infrastrukturore në të gjithë Afrikën, Azinë dhe Amerikën

20/05/2023 20:32

Udhëheqësit botërorë, në kuadër të takimit të nivelit të lartë të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës, diskutuan edhe gjendjen e ekonomisë globale gjatë debatit me temën “Partneriteti për Infrastrukturën dhe Investimet Globale” – i njohur si PGII.

PGII është një përpjekje e G7-ës për të financuar projekte infrastrukturore në vendet në zhvillim.

“Së bashku kemi filluar projekte infrastrukturore cilësore dhe të qëndrueshme në të gjithë Afrikën, Azinë dhe Amerikën” tha presidenti amerikan, Joe Biden

Ai shtoi më tej duke thënë “Ne po forcojmë sigurinë tonë të përbashkët mjedisore, sigurinë shëndetësore dhe sigurinë ushqimore dhe sigurinë ekonomike. Të katër këto janë kritike. Ne filluam të angazhohemi më shumë investitor privatë të heqin më mirë rrezikun dhe të përdorin kapital shtesë.”/Voa

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA