Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi Jakov Milatovic bëri sot betimin. Ceremonia e kreut të ri të shtetit u mbajt në parlamentin malazez në praninë e deputetëve dhe të ftuarve të shumtë nga rajoni dhe bota.

Në mesin e tyre, ishte dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u cili në urimet e rastit shprehu besimin, se marrëdhëniet dypalëshe do të forcohen e zgjerohen edhe më shumë gjatë mandatit presidencial Milatoviçit, ndërsa nga ana tjetër e shfrytëzoi këtë rrugëtim edhe për të zhvilluar më pas një takim me politikanë shqiptarë në Tuz.

Në prag të dorëzimit të detyrës, presidenti në largim, Milo Gjukanovic fshikulloi edhe një herë kryeministrin Dritan Abazovic, dhe parardhësin e tij pro serb, Zdravko Krivokapiç.

“Këto qeveri destabilizuan thellësisht shtetin dhe shoqërinë, shkatërruan arritjet e vlefshme të zhvillimit ekonomik dhe institucional dhe vunë në pikëpyetje arritjen e qëllimit europian”, tha Gjukanoviç. Njeriu që e drejtoi vendin për mbi tre dekada beson se qeveria e zgjedhur pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare do të marrë përgjegjësi dhe do të krijojë kushte për jetë normale politike në vend. Milo Gjukanoviç ka qenë shtatë herë kryeministër dhe dy herë president i Malit të Zi.

Pas humbjes në zgjedhjet presidenciale, ai dha dorëheqjen edhe nga kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve. Përkatësisht, pas 30 vitesh në pushtet, Partia Demokratike e Socialistëve humbi në zgjedhjet e vitit 2020 nga një shumicë e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus dhe pro-serb, Demokratët dhe Lëvizja Qytetare URA.

Gjatë pushtetit të tij, Gjukanoviç ndërtoi marrëdhënie të mira me vendet e rajonit, përveç se me Serbinë ku me Beogradin zyrtar, teksa marrëdhëniet me Kishën Ortodokse Serbe u përkeqësuan në vitin 2019 pas miratimit të Ligjit për Lirinë e Fesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA