Suella Braverman, ministrja për çështjet e brendshme në Angli që foli me tone të forta ne parlament për “pushtimin nga shqiptarët”, duket se ka telashe me ligjin.

Harry Yorke, zëvendës editori i çështjeve politike në “Sunday Times”, të cilit i referohet Top Channel, ka zbuluar se Breverman kërkoi ndihmën e një nëpunësi civil për të shmangur një gjobë për ecje me shpejtësi me makinë dhe për mos-heqjen e pikëve në patentë.

Që ajo mos të shkonte në një kurs të detyrueshëm për rritjen e shkallës së ndërgjegjshmërinë për drejtim automjeti pas këtyre shkeljeve, kërkoi që kursin ta zhvillonte e vetme one to one.

Kjo për mos t’u ulur me persona të tjerë e për të mos u diskredituar.

Ky veprim i Suella Breverman, shkruan “Sunday Times”, ngre një sërë pyetjesh nëse ajo ka thyer kodin ministerial.

Në shkrim theksohet se Suella Breverman ia kërkoi këtë favor një nëpunësi civil, por ai refuzoi ta ndihmonte.

Më pas, ajo kërkoi ndihmën e një këshilltari politik, i cili tentoi që ajo ta kishte kursin e rehabilitimit për patentën e vetme, por kompania e cila zhvillonte të tilla kurse, refuzoi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA