Një aksident është shënuar në Maliq, kryesisht në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, ku makina ka përplasur biçiklistin.
70-vjeçari me iniciale A. M., banues në fshatin Pendavinj, ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 20.05.2023, rreth orës 13:00, në aksin rrugor dytësor “Plasë-Pojan”, shtetasi I. Q., banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka aksidentuar biçiklistin A. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Pendavinj, Maliq, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Top Channel