Është lënë në burg pa afat Tefik Tashi, i cili akuzohet për ekzekutimin e motrës së bashkëshortes me sëpatë, vetëm tre ditë më parë.
Pas nisjes së seancës gjyqësore, Gjykata e Elbasanit ka vendosur për ta lënë në burg të akuzuarin.
Viktima është 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhi në fshatin Kusarth, ku ajo u godit për vdekje nga kunati 58-vjeçari, i cili jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes.
Konflikti mes tyre nisi kur viktima e ka ofenduar me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas viktima nuk i ka bërë drekën dhe 55-vjeçari e ka ekzekutuar me sëpatë motrën e bashkëshortes.
“E vrava se s’më beri dreken. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, deklaroi në polici pas ngjarjes autori.
Ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese dhe është shfaqur i bindur se ka bërë gjënë e duhur. 58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa ishte me një sëpatë në dorë dhe me duart me gjak, teksa po ecte me vrap.
Top Channel