19/11 23:37
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar kundër zgjedhjes së Bardhit si kryetar i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Ai ka ftuar të gjithë deputetët e PD-së të bashkohen dhe të vijojnë së bashku betejën për zgjedhje të lira.
“Nuk kam asnjë koment për këtë, përveç komentit që unë ftoj të gjithë deputetët e PD të bashkohen dhe të vazhdojmë betejën për zgjedhjet e lira. Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute.“- tha Berisha.
Top Channel