Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg e bëri të qartë se pret që vendet anëtare të aleancës të pajtohen me zotimin për të shpenzuar 2% të prodhimit të tyre të brendshëm bruto për mbrojtjen në samitin e Vilniusit të Lituanisë, që mbahet në muajin korrik.

Vendet anëtare duhet të angazhohen më shumë deklaroi ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin portugez Antonio Costa in Lisbonë.

“Në Vilnius, pres që aleatët të respektojnë zotimet e tyre të investimit, që të shpenzojmë të paktën 2% të PBB-së për mbrojtjen. Më erdhi mirë për rritjen e fundit në shpenzimet për mbrojtjen që bëri Portugalia, por të gjithë aleatët duhet të bëjnë më shumë në këtë drejtim”, tha Stoltenberg.

Komentet e tij risollën dashur pa dashur në kujtesë betejën që bëri ish presidenti amerikan Donald Trump për t’u siguruar që anëtaret e aleancës ta respektonin të gjithë pragun e 2 përqindëshit, teksa ankohej se SHBA-ja shpenzonte një pjesë më të lartë të prodhimit të saj të brendshëm për mbrojtjen sesa aleatët e tjerë. Si një vendet më problematike, ai pati identifikuar Gjermaninë.

Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e NATO në 2021-shin, vetëm 9 nga 30 vendet anëtare e kishin plotësuar kushtin e të shpenzuarit 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen, ndërsa pjesa tjetër ishte ende në fazë premtimi.

Kryeministri Edi Rama qe shprehur atëherë për median gjermane NTV se Shqipëria e kishte arritur tashmë atë kuotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA