“Porosia e Nokës që deputetët të veshin rroba doku”, Murrizi i denoncon me emra: Albana Vokshi ka puse nafte, Noka e Çela biznese, Bozdo ka babain milioner, Boçi ka krushkun…. Obeziteti po shndërrohet në epidemi të heshtur dhe për këtë OBSH ka ngritur alarmin pasi edhe Shqipëria po shkon me shifra në rritje.
Gati 25 % e meshkujve 20 vjeç e lart në vendin tonë janë obezë dhe pothuajse në këto shifra janë dhe femrat. Alarmante paraqitet situata tek fëmijët e vegjël pasi 14 % e moshës 5 vjeç e lart janë obezë dhe shifrat e obezitetit pritet të rriten çdo vit me 2.6 %
Me këtë rritje të shifrave të obezitetit Organizata botërore e shëndetësisë parashikon që deri në vitin 2035 ,afro 37 % e shqiptarëve të jenë obezë.
Gjithçka nis me ushqimin e fëmijëve që në vogëli ,ku fatkeqësisht fëmijët tanë i gjen me patetina në duar apo ushqime të konservuara dhe pije të gazuara. E përpos kësaj fëmijët sot, pjesa më e madhe po rriten pa aktivitet fizik ,por duke qëndruar ulur me orë të tëra me telefon në dorë apo Ipad.
Ekspertët e shëndetit u kërkojnë prindërve që të kujdesen për ushqimin që në shtatzëni duke shmangur ushqimet e dëmshme e më pas t’i orientojnë fëmijët e tyre të vegjël vetëm drejt ushqimeve të shëndetshme.
Por nga ana tjetër duhet promovuar aktiviteti fizik tek fëmijët duke u ndaluar përdorimin e pajisjeve elektronike deri në një moshë të caktuar.
Në vitin 2035 parashikohet që 40% e meshkujve 20-vjeçarë të jenë obezë dhe 33 % e vajzave po ashtu .Ky trend i rritje së shifrave të obezitetit duket për të gjithë vendet e Europës, ku sipas statistikave më të fundit 60% e të rriturve dhe 30% e fëmijëve janë obezë thuhet në raportin e OBSH. Mbipesha është një rrezik kërcënues për shëndetin e njeriut.
Ajo është faktor i rëndësishëm për shumë sëmundje. Obeziteti lidhet me diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe probleme të tjera kardiake.
ndaj OBSH bën thirrje qeverive të ndërhyjnë për të frenuar obezitetin tek moshat e vogla pasi në rininë e tyre shifrat e sëmundjeve parashikohen shumë të larta.
Top Channel