“Ngrin” Partia Demokratike, Alibeaj lajmëroi mbledhje por kryesia nuk është thirrur! Tabaku dhe Bardhi bisedime për vendimmarrje

19/05/2023 12:43

Rezultati katastrofik i PD-së në 14 maj ka sjellë një krizë të re ndërkohë që kemi dy fraksione brenda PD-së që po përplasen në mënyrë të heshtur me njëra-tjetrën.

Sot ishte parashikuar një mbledhje, e cila nuk po mbahet pasi anëtarët e kryesisë i kanë kthyer  përgjigje Alibeajt duke i thënë se nuk ka tagër të organizojë mbledhje për sa kohë ka dhënë dorëheqje nga funksionet, dhe kjo është arsyeja e parë përse kjo mbledhje nuk po zhvillohet.

Nga ana tjetër pritët të shihet se si do të jenë lëvizjet e fraksionit tjetër të kryesuar nga Tabaku dhe Bardhi, të cilët kanë pasur takim më njëri-tjetrin një ditë më parë sa i takon vendosjes së kryetarit.

Statuti parashikon që këtë detyrë ta mbajë Tabaku, por ajo ka vendosur të marrë pak kohë para kësaj vendimmarrje.

Nga ana tjetër mbetet pezull edhe posti i kryetarit të grupit parlamentar pasi edhe nga ky pozicion Alibeaj ka hequr dorë, kandidatura më e mundshme është Bardhi por ende nuk ka një vendimmarrje.

Me sa duket Bardhi dhe Tabaku kanë nisur bisedimet për të marrë një vendimmarrje në lidhje me këto dy pozicione të rëndësishme në PD.

Nga ana tjetër është dhe grupi i Alibejat kundër Tabakut dhe Bardhit sa i takon lëvizjeve më të reja por për momentin situata është e ngrirë e nuk ka takime as mbledhje forumesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA