Gazment Bardhi ia doli të marrë kontrollin e grupit parlamentar demokrat pas largimit të Enkelejd Alibeaj nga ky post.
Për drejtimin e grupit kuvendor ai mori bekimin e 18 deputetëve të Partisë Demokratike përfshi edhe atë të ish kryetarit Lulzim Basha, i cili u bë i gjallë për ta mbështetur me votë ish bashkëpunëtorin e tij.
Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferaj munguan, por më shumë se mungesa e dy deputeteve demokrat ra në sy refuzimi më i Enklejd Alibeaj për të firmosur emrin e pasusit të tij. Lajmi nuk u mirëprit as nga Sali Berisha, i cili priste një rikthim të deputeteve në gjirin e tij.
“Ne nuk mund të njohim asnjë lloj strukture paralele të PD. Ne i ftojmë të gjithë deputetët të ulen, të diskutojnë. Ne jemi të hapur ndaj tyre, por ka rregulla, ka statute.”- tha Berisha.
Sali Berisha ka vendosur ta thërrasë në ndihmë statutin e Rithemelimit për të ruajtur karrigen e kryetarit në grupin që ai kontrollon, megjithëse nuk ia doli të mundë Edi Ramën me zgjedhje.
“Problemi i karriges është i zgjidhur me statutin e PD-së. Kryetari që humbet zgjedhjet, kalon në votëbesim” – tha Berisha.
E ndërsa Berisha pret te votëbesohet nga besnikët e tij, në PD zyrtare vijon të mbetet i vakant posti i kryetarit, statuti ia jep këtë të drejtë Jorida Tabakut, por ajo po mendohet.
Top Channel