Dy shqiptarë të identifikuar si Leutrim Krasniqi dhe Ergys Zekaj, janë dënuar me burg në Angli pasi u arrestuan në një fabrikë të paligjshme armës së bashku me 8 persona të tjerë.
28-vjeçari Leutrim Krasniqi, nga Londra, u dënua me gjashtë vite për rolin e tij në grupin ku bënte pjesë. 25-vjeçari Ergys Zekaj, gjithashtu nga Londra, u dënua me gjashtë vite e 11 muaj burg. Shqiptarët ishin të përfshirë në konspiracion dhe kishin marrë armë zjarri të konvertuara.
Policia angleze zbarkoi në një fabrikë të improvizuar armësh në Nottinghamshire, ku u gjetën 15 armë, 40 gëzhoja dhe disa elementë të tjerë që përdoreshin në procesin e konvertimit të armëve të zjarrit.
“Kjo bandë kishte një linjë të tërë prodhimi, nga marrja e burimeve dhe konvertimi i këtyre armëve bosh në armë vdekjeprurëse, deri tek shitja e tyre tek ata që synonin t’i përdornin. I mbushur me rrezik dëmtimi gjatë gjithë procesit, ishte e domosdoshme që ne të mbyllnim të gjithë operacionin vdekjeprurës. Përmes hetimit tonë të gjerë ne ishim në gjendje të identifikonim prodhimin, ruajtjen, lëvizjen e mëtejshme dhe furnizimin e këtyre armëve të zjarrit dhe municioneve nëpër Nottingham dhe në Londër”, tha inspektori i detektivit Mark Adas.
Ata u vunë në pranga në një pronë në Marples Avenue, më 6 korrik të vit 2021. Pronari i pronës, 41-vjeçari Andreë Wheelhouse, u arrestua pasi u zbulua se kishte udhëzuar njërin nga pjesëtarët e grupit të kthente pistoletat kopje në armë zjarri, për të lehtësuar furnizimin e tyre të mëtejshëm.
Armët e rrezikshme do të dërgoheshin në një adresë në Canver Close, Bilborough, por gjërat nuk shkuan sipas planit.
Në fabrikën e armëve rezultuan të përfshirë 30-vjeçari Mitch Butterworth dhe 29-vjeçari Amraiz Mahmood, të cilët u përfshirë në lëvizjen e mëtejshme të armëve.
Midis të arrestuarve, u dhanë dënime që varionin nga 12 vjet deri në 4 muaj dhe 2 vjet e 3 muaj.
Gjatë gjithë kësaj kohe që nga zbulimi, oficerët anglezë kanë qenë në gatishmëri ku kanë bërë të mundur sekuestrimin e provave, që shpallin fajtorë 10 të dënuarit.
Top Channel