Dy tunele 50 metra nëntokë, zbulohet bunkeri sekret i Putinit: Mbrojtje nga lufta bërthamore

19/05/2023 14:50

Pallatit të tij perandorak në brigjet e Detit të Zi, Vladimir Putini ka shtuar edhe dy tunelet të nëndheshme, që më shumë i ngjajnë një bunkeri, shkruan Business Insider, që duket se e ka arritur ta zbulojë ekzistencën e strukturës sekrete pikërisht falë një neglizhence të ndërtuesve.

Firma që merret me punimet, Metro Style, kishte publikuar projektin në faqen e saj të internetit. Aty përfshiheshin edhe dy tunelet nëntokësore njëri 60 metra dhe tjetri 40 për një shtëpi pushimi në Gelendzhik.

Pallati i Putinit atje është aq i madh sa përfshin një kishë, kazino, palestër, shesh patinazhi për hokej mbi akull dhe “dhomë festash” – të kompletuar me bare.

Kompleksi ndahet nga pjesa tjetër e Rusisë me 17 mijë hektarë pyje të ruajtur nga shërbimet e sigurisë FSB-së, si dhe zona të veçanta të ndalimit të fluturimeve dhe të anijeve. Kur u mendua se projektuesit i kishin kamufluar tashmë të gjitha shenjat, ata kanë lënë pas dore planet e fshehta që tregonin tunelet sekrete. Skemat ishin publikuar në internet dhjetë vjet më parë dhe mbetën të disponueshme deri 2016-tën.

Busines Insider ka arritur të zbulojë tani të gjitha detajet mbi strukturën nëntokësore të përbërë nga dy tunele të veçantë që lidhen me një ashensor, i cili zbret afërsisht 50 metra nën sipërfaqe. Sipas inxhinjerit të ndërtimit Thaddeus Gabryszeëski, ky kompleks është projektuar në mënyrë që personat brenda tij të mbijetojnë ose të shpëtojnë ndaj një kërcënimi madhor të jashtëm, sic mund të ishte ai bërthamor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA