Gjykata e ka dënuar me burg të përjetshëm Aurel Hoxhallarin, pjesë e grupit që vrau Devi Kasmin.

Devi Kasmi u ekzekutua në Tiranë më 29 janar të 2018 , pas një pritje të ngritur në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Dy persona me motoçikletë, kryen qitje me pistoletë, duke vrarë 41-vjeçarin. Ata kanë qëlluar pesë herë, në kokë dhe në trup, duke u siguruar për ekzekutimin e shënjestrës së tyre.

Hoxhallari akuzohet për veprat penale:

– “Vrasja me paramendim për interes“, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal – Dënim me burg të përjetshëm.

– “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal – 12 vite burgim.

Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, e kryer në sasi të mëdha dhe në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal – 15 vite burgim.

“Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer ne bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal – 20 vite burgim.

Kultivimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal – 15 vite burgim.

“Grupi i strukturuar kriminal” – 8 vite burgim.

Hoxhllari do ta kryejë këtë dënim në një Institucion të Sigurisë së Lartë, duke filluar vuajtja e dënimit nga dita e ekzekutimit të këtij vendimi.

Lidhur me këtë vrasje është dënuar me burg të përjetshëm edhe 41-vjeçari grek, Efthymiou Efthymious, ndërsa për Elton Halipajn u dha dënim me 33 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA