Çupi shpërthen ndaj Ibrahimajt: I rritët pagat para zgjedhjeve, kur do e marrin shpërblimin pensionistët

19/05/2023 11:43

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka kërkuar përgjigje nga ministrja e  Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, se pse pagat u rritën pak para zgjedhjeve, ndërkohë që sipas saj nuk ishin rritur që prej 2013-tës.

Nga Komisioni i Ligjeve ku po diskutohet rritja e pagave, Çupi tha se rritja e pagave ishte propagandë për zgjedhjet dhe se rritje reale nuk ka pasur që prej 10 vitesh. Sipas saj, edhe pensionistët u ‘përdorën’ përmes një 50-mijë lekësh për tu marrë atyre votat për zgjedhjet.

Zonja ministre, ju propagandën e keni më të theksuar se ministrat e tjerë kur propozoni projektligje.  Ajo çfarë dua të them, nuk jeni as e sinqertë e as e ndershme me qytetarët kur miratoni ligjet me argumentin që jeni në funksion me dëshirën e madhe që po ndihmoni qytetarët. Keni 10 vite që nuk rrisni pagat e mësuesve, as të infermierëve, as pensionet. E bëtë pikërisht për të marrë votën. Nuk jeni e sinqertë në atë që thoni. Ajo çfarë dua të them sot, jemi pro rritjes së pagave, por çështja është se duhet të rriten më shumë, se s’janë rritur që nga viti 3013. Një muaj më parë i dhatë 50 mijë lekë pensionistëve që tu merrnit votën, pyetja është kur do e marrin 50 mijë leshin e radhës, apo mbaruan votimet. S’ka më asnjë sqarim tjetër. Kam lexuar se ka dështuar skema e pensioneve kjo është e rëndë për buxhetin dhe për vendin. A është e vërtetë kjo? Minimumin jetik a do ta rrisni pas zgjedhjeve, se un e zoti Majko që përfaqësojmë zonat e veriut, nuk e kanë siguruar thesin e miellit për muajt e ardhshëm. Ne kur u miratua buxheti 2023, pse nuk i miratuat amendamentet tona përpara por para zgjedhjeve”-tha Dhurata Çupi.

Ministrja Ibrahimaj tha se nuk është e vërtetë që pagat nuk janë rritur ndër vite, por ajo e një muaji më parë ishte rritje historike, e cila u krijua nga kushtet ekonomike të vendit, mundësi të cilat nuk kanë qenë më parë. Ibrahimaj hodhi poshtë edhe akuzat e Çupit për pensionistët.

Vota e qytetarëve për PS nuk lidhet me ligjin e pagave dhe më vjen keq që e përdorni këtë ligj për akuza të pavenda. Me apo pa rritje pagash qytetarët kanë vendosur. Ne kemi rritur pagat e mjekëve dhe infermierëve ndër vite dhe nuk është e vërtetë që para zgjedhjeve janë rritur për herë të parë. Rritja së fundmi ishte historike por nuk kemi pasur mundësi për përpara. Për pensionistët nuk ishte mbështetja e parë ajo 50. Ne kemi dhënë disa mbështetë në të kaluarën. Ne e shpërndamë taksën e jashtëzakonshme te shtresat në nevojë.  Ajo që unë deklarova nuk ka lidhje me dështimin e skemës së pensioneve. Është akuzë e madhe kjo”- tha ndër të tjera ministrja Ibrahimaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA