Një 20 vjeçar u arrestua në Tiranë, pasi vidhte në mënyë të përsëritur monopatina së bashku me një të mitur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si pas denoncimit të qytetarëve të ndryshëm, kapën në flagrancë E. G., banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi në gjendje të lirë për bashkëpunëtorin 16-vjeçar.
Sipas policisë, dy bashkëpunëtorët, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga dy të rinjtë, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel