Foto ilustruese

Një aksident është shënuar në autostradën Vlorë-Fier, ku ka mbetur i dëmtuar shoferi i mjetit tip “Ford”, i cili doli nga rruga.

Drejtuesi i mjetit me iniciale K. L. Ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra ai është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel