26/11 15:35
G7 po kërkon që Rusia “të tërheqë menjëherë, plotësisht dhe pa kushte trupat dhe pajisjet e saj ushtarake nga i gjithë territori i njohur ndërkombëtarisht i Ukrainës”.
Kështu thuhet në deklaratën e liderëve të G7, shkruan BBC.
Sipas tyre, një paqe e drejtë nuk mund të realizohet pa tërheqjen e plotë dhe të pakushtëzuar të trupave dhe pajisjeve ushtarake ruse dhe kjo duhet të përfshihet në çdo thirrje për paqe.
Udhëheqësit thonë se “mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të lëkundet” dhe vendet “qëndrojnë së bashku kundër luftës së paligjshme, të pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.
Top Channel