Raketat me rreze të gjatë “Storm Shadow” që i janë ofruar Ukrainës nga Britania e Madhe janë përdorur, thotë ministri i Mbrojtjes Ben Wallace.
“Gjithçka që mund të them është se kuptoj se është përdorur që kur ne njoftuam vendosjen e tij në Ukrainë, por nuk do të hyj në detaje të mëtejshme”- thotë Wallace kur u pyet nga redaktori i sigurisë dhe mbrojtjes i Sky, Deborah Haynes rreth përdorimin e tyre.
Wallace thotë gjithashtu se sistemet e armëve që i janë dhënë Ukrainës nga aleatët perëndimorë kanë qenë “të fuqishëm” dhe “bërë një ndryshim”.
Ministri, i cili po flet në një konferencë shtypi në Londër, nënshkroi më parë një partneritet sigurie me ministrin e mbrojtjes të Norvegjisë për të kundërshtuar kërcënimet nënujore.
Top Channel