
24/02 23:02
Pentagoni mbivlerësoi pajisjet amerikane që i dërgoi Ukrainës me rreth 3 miliardë dollarë, kanë thënë për Reuters zyrtarë të mbrojtjes dhe një ndihmës i Senatit.
Gabimi ishte rezultat i caktimit të një vlere më të lartë se të garantuarit për armët që u morën nga stoqet e SHBA-së dhe më pas u dërguan në Ukrainë, thanë sot dy zyrtarë të lartë të mbrojtjes.
“Ne kemi zbuluar mospërputhje në mënyrën se si ne vlerësojmë pajisjet që i kemi dhënë Ukrainës”- tha një nga zyrtarët e lartë të mbrojtjes, duke shtuar se Kongresi po njoftohet për rregullimin e kontabilitetit.
Gabimi i kontabilitetit hap mundësinë që më shumë armë të dërgohen në Kiev për mbrojtjen e tij kundër forcave ruse.
Top Channel