U mbajt në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, “Së bashku kundër krimeve dhe gjuhës së urrejtjes, ndaj komunitetit LGBTIQ dhe komuniteteve të tjera vulnerabël në Shqipëri”.
Luana është një transgjinore e cila së fundi është angazhuar edhe në një film, që po korr sukses.
Luana: Unë e kam kuptuar që përveç vetes, nuk të mbështet askush, as këto institucione që janë këtu të pranishme, që shumicën e kohës I mbajnë ligjet në sirtare, ku kanë zënë pluhur dhe kanë frikë t’I prekin. Unë jam në punë, paguaj taksa dhe ç’taksirat kam që të përballem me gjithë këto përmbysje brenda vitit, që të rrihem barbarisht 3 herë në vit dhe të ndërroj shtëpi 4 herë në vit, ndërkohë që vazhdoj studimet në universitet. 2 persona transgjinorë kanë vdekur në Kosovë, kanë vrarë veten, pasi nisin terapinë hormonale. Komuniteti LGBTIQ nuk do as martesë, as burrë, por ky komunitet do vende pune, formim profesional, do një arsim si çdo njeri tjetër.
Pranë plalatformës “Isigurt.al” janë paraqitur më shumë se 670 ankesa.
Aktivisti Altin Hazizaj: Shkollat tona publike, nuk po I mbron fëmijët dhe adoleshentët LGBT. Ne kemi pyetur mësuesit, kur ndodh një ngjarje dhune ndaj një nxënësi të dyshuar si LGBTI, a raportohet ngjarja dhe 70 % e mësuesve thanë “Jo”. Ku I pyetëm, nëse ai nxënës do të ishte fëmija yt, përgjigja ishte sërish “Jo”.
Top Channel