A do të mundet Reali t’i hedhë poshtë parashikimet?

17/05/2023 08:54

Manchester City pret këtë mbrëmje Realin e Madridit në sfidë ne kthimit gjysmëfinale të Champions League, teksa sfida e parë e zhvilluar në Madridit është mbyllur pa fitues (1-1).

Gjithçka mbetet e hapur në këtë duel, fituesi i të cilit do të përplaset në finale me Interin.

City është në një moment të mrekullueshëm dhe shumë pranë ruajtjes së titullit të Premier League-s. Cityzens kanë një ecuri të gjatë prej 22 ndeshjesh radhazi pa humbur.

Në shtëpi, në “Etihad Stadium”, kanë vetëm një humbje këtë sezon. Në Champions League nuk kanë humbur ende në edicionin aktual dhe në shtëpi kanë fituar pesë ndeshjet e luajtura me 20 gola të shënuar dhe vetëm dy të pësuar.

Real i Madridit, klubi që e ka fituar më shumë herë Ligën e Kampionëve (14) dhe mbajtësi aktual i trofeut, ka humbur vetëm një herë në edicionin aktual në Champions League.

Si vizitor, i fitoi të dyja sfidat që luajti në Angli, kundër Liverpoolit në 1/8 dhe ndaj Chelsea-t në çerekfinale.

Reali i Madridit nuk ka fituar kurrë në fushën e Manchester City-t. Në katër ndeshje mes dy skuadrave janë shënuar dy fitore për City-n dhe dy barazime.

Fitorja e Manchester City-t kuotohet 1.52, e Realit të Madridit 5.25 dhe barazimi 4.48.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA