U rizgjodh për një mandat të dytë në Kurbin, Cara: Do jem në lartësinë e detyrës! Manja: Majlinda, kryetare e të gjithëve

16/05/2023 18:44

Kandidatja e PS-së, Majlinda Cara mori besimin e kurbinasve duke u rizgjedhur edhe një mandat tjetër në krye të Bashkisë së Kurbinit.

Në fjalimin e fitores krahas drejtuesit politik të PS në Lezhë, Cara falenderoj bashkëqytetarët kurbinas që e votuan dhe bashkëpunëtorët që e mbështetën, duke premtuar se do të jetë në lartësinë e detyrës për ta çuar Kurbinin para.

“Përshëndetje dhe faleminderit. Edhe Bashkia Kurbin iu bashkua trenit të fitores së PS. Faleminderit dhe mirënjohje pafund për bashkëqytetarët e mi kurbinas që më besuan të drejtojë bashkinë Kurbin edhe për një mandat tjetër. Faleminderit kryeministrit Edi Rama për të gjithë mbështetjen që më ka dhënë mandatit të parë.

Falemindërit drejtuesit politik Ulsi Manja që nuk na u nda për 30 ditë fushatë në terren për t’i dhënë fitoren edhe për një mandat të dytë bashkisë Kurbin. Faleminderit gjithë ekipit të PS në Kurbin.

Kurbini këtë herë e tregoi që do eci para për të mbaruar të gjitha punët e mira që janë në zhvillim, por edhe për ta çuar përpara me zhvillimet e mëtejshme.

Falemindërit nga zemra dhe me përgjegjësi të madhe flas kur them se do të jem në lartësinë e detyrës sikurse në mandatin e parë”- tha Majlinda Cara.

Sakaq, Manja – duke treguar një sërë planesh zhvillimi, të projektuara për të çuar para Kurbinin – tha se Cara do të jetë kryetarja e të gjithëve pa dallim bindjesh politike.

 “Dua ti garantoj të gjithë që Majlinda Caran në krye të bashkisë së Kurbinit do të jetë kryetarja e të gjithëve pa dallim bindjesh politike. Qytetarët e Kurbinit besojnë te Majlinda por edhe tek Edi Rama që do të bëhen punë të mira për Kurbinin.

Sigurisht qytetarët e Milotit do të kenë pazarin e Milotit. Kurbini mbarë do të ketë një turizëm elitar dhe do ta shndërrojmë në një nga atraksionet turistike fetare më të mbara në rajon.  Mamurrasi do të ketë ujësjellësin e ri, unazën e re dhe punët e mbara do t’i çojmë para bashkë me Majlindën dhe Edi Ramën”- tha Manja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA