Numërimi për këshillat bashkiakë ka përfunduar në tre prej bashkive të qarkut Tiranë.
Në Vorë PS ka arritur të sigurojë 13 mandate me 46.69%, kurse “Bashkë Fitojmë” 4 mandate, 16.45% të votave, Partia Agrare Ambientaliste ka marrë 2 mandate, Partia Republikane 1 mandat dhe FRD 1 mandat.
Ndërsa Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë vend në këshillin bashkiak.
Në bashkinë Rrogozhinë PS ka arritur të marrë 9 mandate me 35.71% të votave,”Bashkë Fitojmë” mori 4 mandate me 17.29% të votave, kurse PD mori 3 mandate ose 13.83% të votave.
Nga ana tjetër, PSD mori 2 mandate, PR 1 mandat, PLL 1 mandat dhe kandidati i pavarur Mitat Daja një mandate.
Në bashkinë Kamëz PS ka fituar 20 mandate me 43.08% të votave, ”Bashkë Fitojmë” 11 mandate me 24.36% të votave, PD me 7.58% të votave siguroi 3 mandate. PSD mori 2 mandate, FRD 2 mandate, PAA 1 mandat, PR 1 mandat dhe ALD 1 mandat.
Në bashkinë e Kavajës dhe atë të Tiranës numërimi ende nuk ka përfunduar.
5 nga 92 qendrat e votimit janë numëruar deri më tani në Kavajë. Konkretisht PS ka marrë deri më tani, 53.27% të votave, ose 19 mandate.
Ndiqet nga “Bashkë Fitojmë” me 18.62% të votave ose 6 mandate. PAA renditet forcë e tretë me 10.32%, 3 mandate. Kuse PD ka deri më tani 2 mandate dhe PSD 1 mandat.
Në bashkinë Tiranë ku deri më tani janë numëruar 614 qendra votimi nga 941 në total, PS kryeson bindshëm me 33 mandate ose 49.85% të votave, e ndjekur nga “Bashkë Fitojmë” me 16 mandate ose 23.63% të votave.
Partia Demokratike renditet forcë e tretë me 4.52% të votave që përkthehen në 4 mandate deri më tani. Ndërsa, PSD deri tani numëron 3 mandate, LB, 1 mandat, NTH 1 mandat, PDIU 1 mandat, LZHK 1 mandat, dhe PR 1 mandat.
Top Channel