Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko ka votuar së bashku me bashkëshorten e tij në shkollën “Gustav Mayer”.
Bejkos nuk i ka munguar retorika politike e as deklaratat e akuzat ndaj kundërshtarëve politikë.
Ai tha se sot është dita që qytetarët të refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi i organizuar e oligarkia.
“Sot është dita ta refuzojnë kapjen e tregut të Tiranës nga krimi i organizuar e oligarkia. Qytetarët duhet të mbështesin me votën e tyre alternativën më të mirë. Në bashkëpunim me qytetarët ne do të zhvillojmë turizmi dhe shërbimi ndaj qytetarët do të jetë në mënyrën më të mirë të mundshme. I vetmi demokrat në garë është Bejko dhe PD-ja të tjetër kanë bërë divorc e kanë ndjekur nga pas të shkuarën, nëse duan shqiptarët të jenë të sunduar nga e shkuara atë votojnë për ta. Sot e kanë ditën të çlirohen prej tyre. Unë jam misionar në këtë parti e do të vazhdojë të bëj politikë.”
Top Channel