Në Elbasan kanë votuar dy kandidatët për kryetar bashkie.
Kandidati i PS Gledian Llatja votoi ne çerdhen nr 2 ku edhe u kërkoi qytetarëve të dalin masivisht të votojnë. I pyetur për problemet e shfaqura me pajisjen e identifikimit të zgjedhësve Llatja tha se ky proces administrohet nga KQZ dhe KZAZ.
“Mund të jetë një ndër fushatat më model të zhvilluara ndonjëherë. Uroj të vazhdojë e qetë, paqtë ashtu siç ka shkuar e gjithë fushata dhe ashtu siç e meriton qytetaria e Elbasanit. Çështjet teknike janë pjesë e administratës shtetërore”, tha Llatja.
Kandidati i Koalicionit Bashkë Fitojmë Luciano Boçi gjithashtu bëri thirrje për pjesëmarrje por ndërkohë garantoi votuesit se vota e tyre është e fshehtë dhe e palexueshme. Ai theksoi se po i bëhet presion administratës dhe personave me ndihmë ekonomike.
“Problemi kryesor ishte problemi i pajisjes pay, në shumë qendra nuk ka funksionuar”, tha Boçi.
Në Elbasan janë 224 qendra votimi në të cilat procesi ka nisur në orën 7 të mëngjesit. Por në një pjesë të madhe të tyre pati probleme me pajisjen e identifikimit të zgjedhësve dhe për pasojë procesi nisi në orën 10 kur komisioneri shtetëror i zgjedhjeve urdhëroi identifikimin e qytetareve me lista manualisht.
Top Channel