Tërhoqi me dhunë disa votues/ Spaho: Pashë një grup të rinjsh me kapuça, dy gorilla më penguan të thërras komisionerin

14/05/2023 15:19

Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka reaguar në lidhje me videon e publikuar ku duket se tërheq me forcë qytetarët në një qendër votimi.

Spaho u shpreh se kishte shkuar për të kontrolluar ecurinë e procesit pasi kishte marrë njoftim se një grup të rinjsh po ushtronin presion dhe se pa disa të rinj me kapuça.

Sipas tij ai po njoftonte komisionerin dhe në atë moment e penguan dy persona të cilët nuk e lanë të kalonte, e më pas ai shtyu njërin prej tyre.

Spaho; Shkova për të kontolluar ecurinë e procesit të votimit. Kisha marrë informacion që një grup të rinjsh po ushtronin presion. Shkova në Zvezdë vetëm, pashë një grup të rinjsh me kapuça brenda dhe jashtë Qv. U përpoqa ti bëj shenjë komisionerit, por më penguan dy gorilla të mëdha. U përpoqa ti anashkaloj ishte e pamundur dhe më pas tërhoqa njërin. Kush je ti që më ndalon dhe e tërhoqa pasi po më pengonte. Kur ndodhi kjo ngjarje të gjithë të rinjtë më rrethuan dhe u detyrova të dal. Njoftova komisarin dhe KZAZ dhe kërkova prezencën në Zvezdë, teksa prisja u përballa me të shara dhe ulërima. Donin të tregonin dominimin e qendrave. I kam fotografuar dy gorillat, ndërkohë vjen deputeti Pendavinji me një grup tjetër që po më ofendonin. I thashë Pendavinjit që është hajdut zgjedhjesh. Në këtë kohë dikush më goditi në buzën e sipërme, situata po acarohej dhe u detyrova të dal jashtë. Unë bëra kallëzim penal dhe këtë kallëzim do ta bëjë edhe n/kryetari i KZAZ. Incidente të tilla nuk duhet të ketë fare, edhe incidenti i parë ime Gëzim Topçiun ishte një mashtrim që ai po u bënte traktoristëve pasi nuk i targon ai mjetet bujqësore. Dhe atë takim unë e kam dokumentuar me video që policia dhe prokuroria apo OSBE ta ndjekin. Edhe në këtë rast sipas kodit zgjedhor mua më lejohet të futem në Qv, unë informohem por nuk futem por atje shkova vetëm dhe pa përkrahës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA