Zgjedhjet vendore/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Sarandë
13/05/2023 13:19
Teksa pak orë na ndajnë nga e diela e 14 majit, KQZ ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore edhe për qarkun e Sarandës.
Ndarja e materialeve zgjedhore është bërë edhe për Ksamilin.
Në KZAZ-në 90 deri tani procesi vijon normalisht, ndërsa janë tërhequr deri tani 14 qendra votimi.
Ditën e diel në orën 7:00, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.
Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.
Top Channel