Xhaçka i përgjigjet Athinës zyrtare: Përmbahuni nga deklaratat që s’respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë

13/05/2023 16:26

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka i është përgjigjur Athinës zyrtare në lidhje me  vendimin e  Gjykatës së Vlorës për të lënë në burg kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri.

Ajo u bëri thirrje që të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura shqiptare.

“Është thuajse e pamundur të kuptohet se si miqtë tanë kanë të drejtë të kundërshtojnë një vendim gjykate në vendin tonë, kur provat e forta që ata kërkonin nuk mund të ishin më të vështira – Fredi Beleri është kapur duke u përfshirë në aktivitet kriminal kundër të lirë dhe zgjedhje të ndershme.

Nuk e kuptojmë se si shtetasi grek e përjashton atë nga ligji si shtetas i Shqipërisë. Ne u bëjmë thirrje miqve tanë grekë të përmbahen nga deklaratat që nuk respektojnë institucionet e pavarura të vendit tonë”, shkruan Xhaçka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA