
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, aleati i Berishës dhe Metës, vijon me akuzat se arrestimi i kandidatit Fredi Beleri është urdhëruar nga kreu i qeverisë.
Dule tha para gazetarëve nga Vlora pas masës nga Gjykata e Vlorës se Beleri po mbahet peng nga Edi Rama, por do të lirohet nesër nga votat e himarjotëve.
“Jeni dëshmitarë të një procesi parodik në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i projektuar, i motivuar dhe i ekzekutuar drejtpërsëdrejti nën urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Rezultati dihet. Pengmarrja e zotit Beleri vazhdon, por askush nuk duhet të ketë as më të voglin iluzion. Teksa Edi Rama vazhdon e mban peng, do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e himarjotëve. Nga Palasa në Qeparo dhe nga lumi i Vlorës në Himarë”- tha Dule.
Top Channel