Transportonte 10 emigrantë nga Bangladeshi drejt Malit të Zi, arrestohet 36-vjeçari në Shkodër

13/05/2023 10:35

Një 36-vjeçar në Shkodër është arrestuar në kushtet e flagrancës pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm drejt Malit të Zi.

Në pranga ka rënë J. K., 36 vjeç, banues në Durrës, u kap në aksin rrugor “Bajzë-Hani i Hotit”, pranë rrethrrotullimit të Hotit, teksa transportonte me një automjet tip “Mercedes Benz”, 10 emigrantë nga Bangladeshi, me qëllim kalimin ilegal të kufirit, fillimisht në Mal të Zi, por me destinacion vendet e BE-së.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua automjeti, celulari i 36-vjeçarit dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga transportimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA