Transportonin me furgon ushqime, për t’i shpërndarë për përfitime elektorale, arrestohen 3 punonjësit e bashkisë Shkodër

13/05/2023 09:41

Pak orë përpara zgjedhjeve, tre punonjës të Bashkisë Shkodër janë arrestuar pasi dyshohen për krim elektoral.

Ata u ndaluan nga policia pasi akuzohen se përmes pakove ushqimove kërkonin votat e qytetarëve. Sipas uniformave blu të Shkodrës, dy punonjësit e Drejtorisë Arsimore të Bashkisë, shtetasit Petrit Dyli, 49 vjeç, me detyrë teknik i Shërbimeve dhe Mhill Volaj, 63 vjeç, me detyrë Specialist i Financës u ndaluan në unazën perëndimore të qytetit pasi në një furgon, po transportonin 50 pako ushqimore.

Ata janë arrestuar menjëherë nga policia dhe janë dërguar në komisariat. Pas pak minutash, në drejtorinë e policisë së Shkodrës, është paraqitur edhe drejtori i Drejtorisë Ekonomike – Arsimore në bashki Ergys Ivziku për të dëshmuar dhe për t’u interesuar për dy punonjësit e tij, por pas deklarimeve, edhe ai është arrestuar me akuzën se është përfshirë në këtë krim elektoral.

Pasi kanë vijuar hetimet, gjatë se shtunës, uniformat blu të Shkodrës, kanë njoftuar se kanë arritur të mësojnë edhe porositësin e pakove ushqimore, që është Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Shkodrës. Arvit Bushati, 33 vjeç, u shpall në kërkim. Sipas policisë, të 4 personat, në bashkëpunim me njeri – tjetrin po i shpërndanin ushqimet në familjet shkodrane, në këmbim të votës për kandidatin e koalicionit Berisha-Meta për Shkodrën, Bardh Spahia.

Dy drejtuesit, i arrestuari Ergys Ivziku dhe Arvit Bushati i shpallur në kërkim, janë ndër figurat kryesore të demokratëve të Shkodrës dhe konsiderohen si krahu i djathtë i kandidatit demokrat Bardh Spahia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA