“Nuk do të lejohet asnjë shkelje”/ Nënkomisionerja KQZ-së: Akte të tilla do marrin përgjigje ligjore

13/05/2023 16:04

Vetëm disa orë para zgjedhjeve të ditës së nesërme, nënkomisionerja e KQZ-së Lealba Pelinku deklaroi se fale sistemit elektronik të identifikimit, nuk do të tolerohet asnjë raste shkeljeje.

Ajo shtoi se nëse do të konstatohen raste të shkeljeve, të cilat kanë për qëllim prishjen e sistemit zgjedhor, materialet do të kalojnë në prokurori.

“Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka implementuar sistemin e identifikimit elektronik të zgjedhësve në të gjithë qendrat e votimit të vendit, duke nisur që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2021. Ky sistem i ka kushtuar buxhetit të shtetit afërsisht 23 milionë dollarë. Ka pasur si qëllim rritjen e standardeve në zgjedhje. Duke identifikuar zgjedhjet e rasateve të votimit shumëfishtë, dhe në më shumë se një qendër. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe 6 marsit 2022, ky sistem e ka kryer me sukses qëllimin. Duke evidentuar rastet që përbëjnë krim zgjedhor, njëkohësisht KQZ-ja i ka dërguar materialet në prokurori.

Lidhur me zgjedhjet që do të mbahen nesër bëj thirrje se çdo veprim që synon të pamundësojë funksionimin e sistemit të identifikimit elektronik, nuk do të tolerohet nga ana e komisionit qëndror të zgjedhjeve.

KQZ-ja ka mundësi të verifikojë të gjitha këto veprime, të cilat do të marrin përgjigje ligjore. Gjithashtu i bëj thirrje operatorëve teknikë të cilët me nënshkrimin e kontratës janë subjekt i marrëdhënieve ligjore me KQZ-në. Ata kanë detyrimin ligjor të zbatojnë me përgjegjshmëri angazhimin e marrë nga ata me vullnet të lirë e të plotë. Paraqitja e tyre në qendrat e votimit duhet të bëhet në orën 06:00″, deklaroi Pelinku.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA