Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Fier, procesi do të administrohet nga tre KZAZ
13/05/2023 16:37
Ka nisur rreth mesditës së të shtunës shpërndarja e bazës materiale zgjedhore për 224 qendrat e votimit, ku pritet të votojnë më shumë se 167 mijë votues të Bashkisë së Fierit.
Ky proces do të administrohet në 3 KZAZ, dy prej të cilave do të numërojnë votat e njësive administrative dhe një qyteti.
Në mbarëvajtjen e procesit janë edhe 737 uniforma blu, ndërkohë që deri tani nuk janë konstatuar problematika.
Top Channel