Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Durrës dhe Shijak, problem mbeten ndryshimi i komisionerëve nga partitë politike

13/05/2023 15:29

Në Durrës dhe Shijak, KZAZ-të nisën shpërndarjet e materialeve zgjedhore disa orë para nisjes zyrtare të procesit të votimit.

Problem mbetet ndryshimi i komisionerëve nga partitë politike, kryesisht ato të opozitës, në momentet e fundit.

Në tri bashkitë e qarkut të Durrësit, përkatësisht Durrës, Shijak dhe Krujë, janë ftuar të ushtrojnë të drejtën e votës 368 496 individë.

Në të gjithë territorin e qarkut janë ngritur 487 qendra votimi të cilat në orët e mbetura pritet të pajisen me materialet zgjedhore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA