Në tri bashkitë do të zhvillohet votim dhe numërim elektronik/ Situata para zgjedhjeve në Kamëz, Vorë dhe Elbasan

13/05/2023 20:15

Teksa vetëm pak orë më pas do të nisë zyrtarisht procesi i zgjedhjeve vendore, janë drejt përfundimit përgatitjet e fundit.

Ndryshe nga vendet e tjera tri bashki, përkatësisht Kamza, Vora dhe Elbasani, do të zhvillojnë një proces votimi dhe numërimi në mënyrë elektronike.

Ajo që do të mundësojë ky proces elektronik në këto bashki është dalja e rezultatit vetëm 30 minuta pas mbylljes së procesit zgjedhor.

Gazetarja e Top Channel Rudina Muça, gjatë raportimit nga Kamza, deklaroi se ene nuk ka përfunduar shpërndarja e materialeve të nevojshme zgjedhore.

“Për herë të parë në Bashkinë Kamëz do të jetë numërim dhe votim elektronik. Shpërndarja e materialeve ka nisur që në orën 11 të mëngjesit po ende nuk ka përfunduar. 108 mijë votues do të votojnë për një nga të tre kandidatët. Pritet që edhe rezultatet të dalin vetëm 30 minuta pasi të përfundojnë zgjedhjet”, tha ajo.

Për situatën në Bashkinë e Vorës e raportoi gazetarja Doris Sallaku, e cila gjithashtu bëri me dije se nuk ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore.

“Në Bashkinë e Vorës vijon shpërndarja e materialeve. Votimi dhe numërimi do të bëhen në mënyrë elektronike. Pasi të ketë përfunduar votimet, rezultatet do të dalin 30 minuta më pas. Gjithsej janë 44 qendra votimi, që do të mirëpresin 38 mijë qytetarë për të votuar. Në garë janë dy kandidatë”, deklaroi gazetarja.

Raportimin e fundit për bashkitë me votim dhe numërim elektronik e bëri gazetarja Bruna Kërcykyku, e cila raportoi nga një prej qendrave.

“Do të votohet në mënyrë elektoronike. Vijon ende montimi I pajisjeve të nevojshme për të gjithë procesin. Një nga problematikat e para ka të bëjë më komisionerët, të cilët nuk janë paraqitur të gjithë”, tha gazetarja.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA