29/11 16:38
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg kandidatin e koalicionit Meta- Berisha për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, nën akuzën për ‘korrupsion aktiv në zgjedhje’, pra për blerje votash.
Me dhënien e masës së sigurisë, Beleri është larguar nga ambientet e Gjykatës së Vlorës për qelinë e paraburgimit në Tiranë, nën masa të rrepta sigurie. Sakaq, dosja i kalon për hetim SPAK-ut.
Pas kësaj seance grupi i hetimit do të udhëtojë drejt kryeqytetit mbasi masa për të dytin e arrestuar për votat e Himarës, Pandeli Kokoneshi, do të mbahet në QSUT.
Top Channel