Në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e paligjshëm të 10 emigrantëve, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër

13/05/2023 12:21

Një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim si bashkëpunëtor për transportimin e kundërligjshëm të 10 emigrantëve.

Ngjarja e ndodhur më 3 shkurt 2023. Sakaq si rezultat i punës lokalizuese për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, blutë e Shkodrës në bashkëpunim me Lushnjen, kanë ndaluar dhe vënë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim R. S., 30 vjeç, banues në fshatin Golem i Vogël, Lushnjë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 30-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me shtetasin D. S. për të kaluar emigrantët nga kufiri shqiptar drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykata së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA