Një 46-vjeçare është arrestuar në Elbasan me akuzën e mashtrimit përmes rrjeteve sociale.
Bëhet fjalë për 46-vjeçaren E.D., e cila ka mashtruar nëpërmjet rrjeteve sociale, një 32-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, duke i prezantuar të dhëna të rreme shëndetësore dhe personale të saj.
Nga kjo veprimtari kriminale dyshohet se shtetasja E. D. ka përfituar rreth 10. 000 euro.
Policia thotë se 46-vjeçarja, banuese në Elbasan, u vu në pranga në kushtet e flagrancës në kuadër të opercionit policer të koduar “Teknika”.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Top Channel