Kukës, fillon shpërndarja e materialit zgjedhor! Përparësi zonave më të vështira për t’u arritur

13/05/2023 15:37

Prej orës 13:00 të pasdites së sotme në Kukës ka nisur shpërndarja e materialeve zgjedhore për Qendrat e Votimit.

Gazetarja e Top Channel, Leonita Bajrami raporton se përparësi iu është dhënë zonave të thella, të cilat janë më të vështira për t’u arritur.

Ditën e diel në orën 7:00, votuesit do t’i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur 61 kryetarët e rinj të bashkive, si edhe përfaqësuesit në Këshilla Bashkiakë. Në 61 bashki të vendit do të jenë të hapura 5.211 qendra votimi nga ora 07:00-20:00.

Në këto zgjedhje vendore 3.650.550 shtetas shqiptarë kanë të drejtën e votës, ndërsa 122.545 zgjedhës votojnë për herë të parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA