Pas marrjes në administrim nga KZAZ, në Krujë ka nisur shpërndarja e bazës materiale në 92 qendrat e votimit që do të hapin dyert mëngjesin e 14 majit.

Në bashkinë e Krujës janë identifikuar si votues 65 041 persona, nga të cilët 22 273 votues jetojnë në qytet. Pjesa më e madhe e tyre jetojnë në zonat rurale të kësaj bashkie.

Fushë Kruja është njësia administrative që ka më shumë qendra votimi në bashkinë e Krujës, 30 qendra. Për herë të parë pritet që të ushtrojnë të drejtën e votës 1987 të rinj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA