Tronditëse në Itali, kryebashkiaku vihet nën hetim për dhunë ndaj gruas së tij Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç pohoi para gazetarëve në Dubrovnik se ka mbërritur një kërcënim telefonik ndaj tij personalisht dhe anëtarëve të ekzekutivit, e për këtë arsye, njësi policore kanë rrethuar ndërtesën e Qeverisë në sheshin Markova të Zagrebit për të garantuar sigurinë e tyre.
Ky kërcënim ndaj kryeministrit dhe qeverisë ndodhi në kohën kur Shërbimi Informativ i Sigurisë – SOA publikoi raportin vjetor lidhur me situatën e sigurisë në vend.
“Pikërisht në një moment të tillë, kërcënohem unë dhe anëtarët e qeverisë. Kjo ndodh gjatë gjithë kohës dhe ne duhet të punojmë për të shtypur grupet e tilla, duke angazhuar të gjitha shërbimet që merren me këtë çështje”, deklaroi Plenkoviç.
“Kroacia është vend demokratik, ku respektohet sundimi i ligjit, institucionet dhe rendi kushtetues. Dhe është e sigurt se ata që duan të rrëzojnë pushtetin me mjete të dhunshme, nuk do të kalojnë pa u vënë re dhe shteti dhe institucionet e tij do të veprojnë. Ata punojnë gjatë gjithë kohës”, shtoi ai.
Në raportin e saj, SOA thekson se “zbuloi përpjekje të individëve me qëndrime ekstremiste dhe militante për të organizuar pasuesit e tyre në mënyrë paraushtarake, me qëllim trajnimin ushtarak dhe blerjen e armëve dhe me synim përfundimtar përmbysjen e rendit kushtetues demokratik”.
Plenkoviç u shpreh se në Dubrovnik se “ishin dy grupe të identifikuara shumë qartë. Ai kujtoi sesi para tre vjetësh, Danijel Bezuk iu drejtua kryeministrisë i armatosur me kallashnikov dhe filloi të qëllonte duke plagosur rëndë një polic.
“Ai ishte një rast terrorist kundër qeverisë, që do të thotë kundër kryeministrit pra kundër meje, e për këtë, nuk ka dilemë”, u shpreh Plekonviç. I riu, 22- vjeçar, më pas kreu vetëvrasje në një pyll aty afër.
Top Channel