Në një shenjë të qartë të tensioneve të brendshme, rivali i madh i presidentit Rexhep Tajipt Erdogan në zgjedhjet e së djelës, Kemal Kilicdaroglu u shfaq në tubimin e fundit elektoral me një jelek antiplumb.
Kjo lëvizje e tillë, sipas Reuters, i detyrohej faktit që kishte marrë “informacione se mund të ishte objektiv i një sulmi”.
Mediat publikuan pamje në të cilat truprojat e Kilicdaroglu shiheshin me armë automatike e ishin ngjitur në podium bashkë me të gjatë kohës që po mbante fjalimin e tij.
Burime pranë Partisë së tij Republikane Popullore (CHP) pohuan se lideri 74-vjeçar i opozitës kishte veshur jelek antiplumb dhe siguria e tij ishte rritur pasi kishte raportime se ai mund të ishte në goditej.
Burimet në fjalë nuk dhanë asnjë detaj të mëtejshem. Kilicdaroglu, i cili kryeson në sondazhe me një dieferencë të ngushtë, po merrte pjesë në një tubim në Samsouda pranë Detit të Zi.
Një turmë e madhe njerëzish ishte mbledhur aty; shumica e njerëzve bënin me duar shenjën e zemrës, që është kthyer në simbolin e fushatës së tij.
Në një intervistë të dhënë për shtypin vendas, Kilicdaroglu u shpreh optimist për fitoren e tij në zgjedhjet e 14 majit.
Top Channel