DASH reagon pas arrestimit të Belerit: U bëjmë thirrje autoriteteve të zbatojnë ligjin në mënyrë të drejtë dhe të barabartë

13/05/2023 10:19

“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë”, ka deklaruar për mediat greke Departamenti i Shtetit Amerikan në lidhje me arrestimin e kandidatit për kryebashkiak të Himarës, Fredi Beleri.

Mediat greke shkruajnë se duke iu përgjigjur një pyetjeje të korrespondentëve grekë në Uashington, një përfaqësues i Departamentit të Shtetit të SHBA-së kërkoi të sigurohet vlefshmëria e zgjedhjeve, duke u bërë thirrje të gjitha palëve të respektojnë ligjet dhe rregullat.

Ne kemi kërkuar vazhdimisht nga autoritetet dhe partitë politike që të sigurojnë që votuesit të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të shprehur vullnetin e tyre përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Është e rëndësishme që të gjithë të respektojnë ligjet dhe rregullat që rregullojnë zgjedhjet, si dhe rregullat ndërkombëtare, duke përfshirë ndalimin e blerjes ose shitjes së votave . U bëjmë thirrje autoriteteve që të zbatojnë të gjitha ligjet dhe rregulloret në mënyrë të drejtë dhe të barabartë. Zyrtarët e ambasadës amerikane po i bashkohen institucioneve të tjera ndërkombëtare për të monitoruar zgjedhjet në të gjithë vendin”-ka thënë përfaqësuesi i Departamentit Amerikan të Shtetit.

Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri u arrestua ditën e djeshme në restorantin e tij pasi akuzohet se bleu vota për zgjedhjet që do mbahen nesër.  Sot në orën 11.15 në gjykatën e Vlorës do të mbahet masa ndaj tij. Pritet që Prokuroria të kërkojë “arrest me burg” deklaruan për Anila Hoxhën burime jo zyrtare, por të sigurta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA