Këtë të diel mbahen në vend zgjedhjet në 61 bashki.

Në klimën e fushatës politologët rendisin gjërat që i munguan këtij procesi.

Roland Lami, Politolog: Në kuadrin e autonomisë vendore, pushteti duhet të jetë sa më larg dhe sa më pak i ndikuar nga pushteti qëndror. Ndërkohë që në këto zgjedhje, lidhja ndërmjet pushtetit lokal dhe pushtetit qëndror shitet në publik, apo tek elektorati si një vlerë e shtuar.

Së dyti mungon fushata e kandidatëve për anëtarëve të Këshillit Bashkiak. Të mos harrojmë që Këshilli Bashkiak është parlamenti i një bashkie, është institucioni më i rëndësishëm, ku merren vendime për pushtetit lokal. Së treti në këto zgjedhje mungoi një lloj distancimi nga “asfalti elektoral”. Përsëri edhe në këto zgjedhje nuk mungoi baltosja e liderëve të partive kryesore, ndërkohë që në vend mbahen zgjedhje lokale dhe jo të përgjithshme. Dhe e fundit ende qytetarët votojnë për partitë kryesore, pra establishmenti politik vazhdon të jetë dominant në jetën politike dhe partitë e vogla, ose partitë e reja, apo kandidatët e pavarur, kanë shumë pak hapësirë, apo kanë pak preferencë, për të mos thënë fare, tek qytetarët në lidhje me çështjet lokale.

Në dallim me vitet ’90 sot kemi një show, kemi një spektakël përsa i përket anës organizative të fushatës. Tallavaja e Partisë Socialiste të bie në sy, ku ka më shumë këngë, kërcim dhe batuta, sesa përmbajtje dhe platformë. Po e njëjta gjë është edhe tek Partia Demokratike. Së dyti fushata sa vjen dhe futet në platformat e rrjeteve sociale. Dhe e fundit, nëse në vitet ’90 kishte një lloj tendence që të bëhej kujdes në zgjedhjen e kandidatëve, në këto zgjedhje lokale vazhdon ende që cilësia e kandidatëve të jetë nën nivelin e inteligjencës mesatare. 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA