Pasi gjykata e Vlorës la në burg Fredi Belerin, avokati i tij Geni Gjyzari, u shpreh se ky është një sulm politik dhe i montuar.
Avokati i kandidatit për Himarën deklaroi se gjatë seancës nuk u provuan akuzat dhe arrestimi i Belerit nuk ishte në kushtet e flagrancës.
Sipas avokatit, procesi zgjedhor nuk do të cenohet dhe zgjedhjet do të vijojnë normalisht ditën e nesërme.
“E vlerësuan të ligjshëm arrestin në flagrancë dhe caktuan SPAK-un për kompetencë. Brenda 10 ditëve mbase do bëhet vlefshmëria në SPAK. Këtë i kërkuam Gjykatës, nuk ishte në kushtet e flagrancës por veprime të policisë. Akuzë politike dhe montim politik, kaq për momentin se jemi në seancë. Beleri foli në seancë. Nuk u provua në asnjë moment çfarë tha prokurori, as rezistencën e listave. Ai ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk mund jetë asgjë në flagrancë. Kjo nuk e cenon procesin, përkundrazi e ka forcuar. Njerëzit do të vijnë nesër të votojnë të qetë, nga gjykata prisnim ta vlerësonte të paligjshëm arrestin. Ja kërkuam gjykatës. Brenda 10 ditëve seanca në Tiranë, ai do iki sot në Tiranë. Mbase SPAK do e gjykojë të paligjshme”- u shpreh avokati për mediat.
Top Channel