Zbutet me Greqinë? Erdogan: Zgjedhjet, fillim i ri në marrëdhëniet dypalëshe

12/05/2023 12:21

Në vigjiljen e zgjedhjeve që do të përcaktojnë vijimësinë e tij në krye të shtetit turk, presidenti Rexhep Tajip Erdogan sinjalizoi vullnetin për një epokë të re të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Greqisë.

Në një prononcim për të përditshmen greke, Kathimerini, Erdogani shtriu dorën e pajtimit duke thënë se “me Greqinë mund të lëmë mënjanë armiqësitë dhe rivalitetet, kjo i ka dëmtuar shumë të dyja vendet dhe nuk duhet të vazhdojë”.

“Uroj që zgjedhjet si në Greqi ashtu edhe në Turqi të jenë fillimi i një epoke të re. Nga Turqia, ne i dërgojmë Greqisë përshëndetjet tona të përzemërta dhe miqësore”, u shpreh Erdogan.

Kur u pyet nëse ka ndonjë mesazh për t’i dërguar Kyriakos Mitsotakis, ai u përgjigj: Mitsotakis duhet të mbajë fjalët e dhënë.

Presidenti turk beson se do t’i fitojë zgjedhjet, e kjo u pa qartë në pohimin e tij: Tubimet në sheshe e tregojnë këtë, populli e tregon këtë dëshirë, e shihni edhe ju.

Këtë fundjavë, turqit do të shkojnë drejt kutive të votimit për të vendosur nëse Presidenti Erdogan do të vazhdojë edhe për një dekadë të tretë në pushtet, apo nëse drejtimi i vendit duhet të ndryshojë. Kandidati kryesor i opozitës, Kemal Kilicdaroglu i qendrës së majtë mbështetet nga një koalicion opozitar i përbërë nga gjashtë parti të ndryshme.

Opozita ka premtuar reforma të gjera demokratike dhe anketimet i japin një avantazh të lehtë Kilicdarogluse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA